Për vrasjes së Santiago Malkos, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 4 persona që dyshohen se kanë pasur rol kryesor në ekzekutimin e 26-vjeçarit në zonë e Porcelanit. I vetmi që është arrestuar me urdhër të prokurorisë është Blendi Teta, që akuzohet për “moskallëzim krimi”.
Pas arrestimit të Blendi Tetës, i cili dyshohet se ka përkrahuar autorët e vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar edhe katër urdhër-ndalime të tjera.
Emrat e tyre dolën nga deklarimi para grupit hetimor të 39-vjeçarit Teta, që akuzohet zyrtarisht për “moskallzim krimi”.
Policia i ka shpallur në kërkim katër personat , ndërsa hetimet po ndiqen nga prokurori i çështjes Naim Tota, ku pritet të sakëtësohet edhe roli i tyre në ngjarje.
Më herët në dëshminë e Tetës u përmenden edhe dy shtetas të tjerë që kanë lidhje familjare më të shpallurit në kërkim. Ata janë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe pas vrasjes së Malkos u shoqeruan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës por, u lanë sërish të lirë për mungesë provash. Policia bllokoi automjetin tip Audi i blinduar që përdorte njëri nga personat që është nën hetim për armëmbajtje paleje, pasi nuk kishte dokumetacion plotësues. Organi i akuzës shprehet se disponon prova se Teta ka qenë në vendngjarje pak përpara se të kryhej atentati ndaj 26-vjeçarit dhe kjo gjë konfirmohet nga kamerat e sigurisë. Gjithashtu perfshirja e Blendi Tetës, sipas prokurorisë, është e faktuar edhe nga pergjimet e bisedave telefonike që ky i fundit ka kryer me bashkëjetuesen e tij pas atentatit të 27-gushtit në zonën e Porcelanit në Tiranë. 39-vjeçari i ka mohuar akuzat para gjykatës dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë grupin hetimor. /ABC News Albania 24/7