West Ham refuzon sërish “topçinjtë”, “çekiçët” kërkojnë 100 milionë paund për Declan Rice

schedule17:53 - 20 Qershor, 2023

schedule 17:53 - 20 Qershor, 2023

Pas refuzimit të ofertës së parë të Arsenal, prej 75 milionë paundësh për 24-vjeçarin e West Ham, Declan Rice, tashmë “çekiçët” kanë refuzuar dhe ofertën e 2-të të “topçinjve” teksa kërkojnë plot 100 milionë paund për Rice.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “çekiçët” londinezë e konsiderojnë të vështirë arritjen e kushteve për pagimin e bonuseve të ofruara nga Arsenal dhe për këtë arsye kanë vendosur të ngrenë çmimin.

Mirëpo, “topçinjtë” tashmë duhet të “nxitojnë”, pasi në bazë të raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, West Ham pret gjithashtu oferta nga “qytetarët” e Manchester City, me bordin e këtyre të fundit që mund të afrojnë kë lojtar të duan, sidomos pas sigurimit të “tripletës” së famshme.

Ndërkaq, kujtjomë se kontrata e Rice me West Ham është e vlefshme deri në vitin 2024. Përgjatë këtij sezoni që lamë pas “katalizatori” i mesfushës së “çekiçëve” zbriti në fushë plot 50 herë për skuadrën e West Ham, duke shënuar 5 gola e duke asistuar 4 të tjerë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!