Pas refuzimit të ofertës së parë, prej 75 milionë paundësh të skuadrës së Arsenal, për 24-vjeçarin e “çekiçëve” të West Ham, Declan Rice, “topçinjtë” kanë vazhduar negociatat me rivëlt “londinezë” dhe ditën e sotme kanë prezantuar ofertën e 2-të për “katalizatorin” e mesfushës.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, bordi i Arsenal ka vendosur t’i ofrojë “çekiçëve” plot 75 milionë paund, si dhe 15 milionë të tjera bonus, duke e çuar ofertën në 90 milionë paund, shifër kjo rekord për klubin.
Ndërkaq, kujtjomë se në rast dakordësie mes klubeve për transferimin e Declan Rice, ky i fundit do të bëhet automatikisht blerja më e shtrenjtë në historinë e Arsenal, duke kaluar kështu shifrën prej 72 milionë paundësh, që u shpenzuan për afrimin e anësorit nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe nga skuadra e Lille, në verën e vitit 2019. /i.m /abcnews.al