Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia, konkretisht nga “The Independent”, ku sipas tabloidit britanik, Manchester United dhe Real Madrid kanë kontaktuar Interin për informacione rreth kartonit të Federico Dimarco, lojtarin anësor zikaltër i cili këtë sezon ka qenë jashtëzakonisht i dalluar me paraqitjet e tij me fanellën e Interit, por edhe të kombëtares italiane.
Cilësitë e tij fantastike kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e dy nga klubeve më të mëdha në botë, por drejtuesit zikaltër së bashku me Inzaghin janë në të njëjtin mendim, Dimarco është pjesë e projektit zikaltër.
Gjithashtu, Dimarco me shumë mundësi nuk ka ndërmend të transferohet në asnjë klub tjetër, pasi ai ka pohuar dhe konfirmuar vetë disa herë që është një tifoz i lindur i Interit dhe ka një dashuri të madhe për të. Madje, në Milano e cilësojnë edhe si Zanettin e ri./h.ll/abcnews.al