Influencuesi kontrovers Andrew Tate u akuzua sot për përdhunim, trafik njerëzish dhe formim të një grupi të organizuar kriminal për shfrytëzimin seksual të grave. Përveç tij, u akuzuan edhe vëllai i tij Tristani dhe dy bashkëpunëtorë që mohojnë akuzat.
Tate akuzohet për përdhunimin e një viktime ndërsa Tristan akuzohet se ka nxitur të tjerët të kryejnë dhunë.
Më 29 dhjetor, prokurorët rumunë të krimit të organizuar ndaluan Tate, vëllain e tij Tristan dhe dy gra të dyshuara rumune me akuzën e krijimit të një bande kriminale për të shfrytëzuar seksualisht gjashtë gra.
Në aktakuzën në Bukuresht thuhet se të pandehurit formuan një grup të organizuar kriminal në vitin 2021 për trafikimin e njerëzve në Rumani, por edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Aktakuza përmend shtatë viktima të dyshuara, të cilat thuhet se janë rekrutuar nga vëllezërit Tate me premtime të rreme për dashuri dhe martesë. Andrew Tate akuzohet për përdhunimin e njërës prej viktimave, ndërsa vëllai i tij akuzohet se ka nxitur të tjerët të ushtrojnë dhunë.
Gjyqi nuk do të fillojë menjëherë dhe pritet të zgjasë disa vite, raportoi BBC./abcnews.al