Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e së hënës në parkun “Europa-Park” në Gjermani, qindra vizitorë u detyruan të largoheshin.
Në imazhet që qarkullojnë në internet, re të dendura tymi mund të shihen mbi parkun, i cili ndodhet në Baden-Württemberg dhe është përshkruar si “Disneyland -i i Gjermanisë”.
Parku u hap për herë të parë në vitin 1975, por që atëherë ka pësuar shumë transformime. Biletat kushtojnë nga 40 deri në 300 £.
Vlen të theksohet se “Europa-Park” u dogj më parë në vitin 2018.
Nga informacionet e para mësohet se zjarri i sotëm ka nisur në një magazinë të parkut, para se të përhapet në pjesën tjetër të objekteve, por ende nuk dihen shkaqet që e kanë shkaktuar atë.
Në një deklaratë për incidentin, Europa-Park tha se “ne po punojmë me autoritetet përkatëse dhe shërbimet e urgjencës”.
EMERGENCY: A massive fire has broken out in #EuropaPark in #Rust, Baden-Württemberg, Germany. pic.twitter.com/tnq17WNeuD
— EvoCentral (@evocentralnews) June 19, 2023
/abcnews.al