Kosovë, rënie drastike e të punësuarëve/ Mbi 28 mijë persona me pak në 2023

schedule14:11 - 19 Qershor, 2023

schedule 14:11 - 19 Qershor, 2023

Bie në shifra alarmante numri i të punësuarve në Kosovë.Në muajt e parë të këtij viti shifra e personave të papunë rezulton se është 28 mijë e 85 persona nëse e krahasojmë me një vit më parë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajt e parë të vitit 2022 kanë qenë të punësuar 388 mijë 531 persona, ndërsa, ky numër në prill të vitit 2023 ka rënë në 360 mijë e 446 qytetarë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë nuk ka dhënë një sqarim konkret se kush janë shkaktarët që kanë çuar ne rënien e punësimit këtë vit. Ndërsa duket se as projekti “SuperPuna” që po prezantohet nga Qeveria për rritje të punësimit duket se nuk ka ndikuar në uljen e papunësisë.Madje përfaqësues në Qeverinë e Kosovës vazhdojnë të deklarojnë se ka rritje të punësimit e rënie të papunësisë.

Rënia e numrit të punësuarve në këtë kohë kur inflacioni shënon 5.5% konsiderohet si një këmbanë alarmi për ekonominë e vendit dhe të familjeve në Kosovë.

Sipas Bankës Botërore, përgjatë vitit 2023, rritja e ekonomike pritet të jetë duke arritur në 3.7 përqind. Megjithatë, sipas BB-së, rreziqet mbeten të larta. Presionet mund të rriten në rast të përshpejtimit të inflacionit ,nivelit të papunësisë dhe ngadalësimit të rritjes së ekonomive të BE-së përtej pritjeve të tanishme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!