Erling Haaland shënoi një tjetër gol për Norvegjinë të shtunën. Ishte goli i 54-t në këtë edicion në të gjitha garat, duke përfshirë edhe ndeshjet me përfaqësuesen norvegjeze.
Megjithatë, norvegjezi nuk e ka fituar ende zyrtarisht epitetin e golashënuesit më të mirë të këtij edicioni. Kylian Mbappe është prapa tij në listë, me 53 gola, dhe njësoj si Haalandi ka ende ndeshje për të luajtur me përfaqësuesen e Francës.