Zyrtare/ Një maqedonas për mbrojtjen, Vllaznia zytarizon afrimin e Konstantin Cheshmedjiev

schedule14:56 - 17 Qershor, 2023

schedule 14:56 - 17 Qershor, 2023

Pas “eksodit” të largimeve nga “kuqeblutë” e Vllaznisë së Shkodrës, ku ndër ta ishte dhe mesfushori i talentuar, Liridon Latifi, i cili u transferua te “bardheblutë” e Tiranës, klubi shkodran ka nisur punën për rindërtimin e skuadrës dhe ditën e sotme ka prezantuar zyrtarizimin e parë për këtë merkato vere.

Me anë të një postimi në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale shkodranë kanë njoftuar ardhjen në “Loro Boriçi” të mbrojtësit maqedonas, Konstantin Cheshmedjiev, teksa treguan gjithashtu se lojtari do të kalojë 2 sezonet e ardhshme nën fanellën “kuqeblu”.

Konstantin Cheshmedjiev tashmë në moshën 27-vjeçare është një qendërmbrojtës tipik “shtatlartë” jo i panjohur për klubit shqiptare, teksa më herët ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës, si dhe Shkupin, ndërsa para mbërritjes te Vllaznia aktivizohej te Bullgarët e Septemvri Sofia. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i plotë i klubit: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!