Sulm ajror në Sudan, humbin jetën 17 persona

schedule13:03 - 17 Qershor, 2023

schedule 13:03 - 17 Qershor, 2023

Nuk ka fund për armiqësitë civile në Sudan, i cili është rrënuar nga vdekja dhe shkatërrimi.

Mediat e huaja shkruajnë se së fundmi nga një sulm ajror kanë humbur jetën 17 persona, përfshirë pesë fëmijë në Khartoum jugor.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore.

“Rajoni Yarmouk është shënjestruar nga një sulm ajror dhe vlerësimet e para janë se 17 persona kanë vdekur përfshirë pesë fëmijë dhe 25 shtëpi janë shkatërruar”, ka thënë Departamenti i Shëndetësisë i kryeqytetit sudanez në një postim në rrjetet sociale. /abcnews.al