Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grushta në bark derisa i ik fryma, njihni ‘Ulkonjën e Moravës’ që stërvitet ekstremisht

schedule14:36 - 16 Qershor, 2023

schedule 14:36 - 16 Qershor, 2023

Joana Kiptiu, e cila njihet si “Ulkonja e Moravës”, është kampionia e botës dhe Evropës në Muay Thai. E ftuar në Abc-në e mëngjesit ajo ka folur sesi u bë pjesë e këtij sporti dhe pasionin për të.

“Mua më pëlqejnë sfidat dhe Muay Thai është një nga sportet më të rrepta kjo më bën të jem dhe ajo “Ulkonja”. Jashtë ringut jam ndryshe dhe kur futem në ring jam krejt ndryshe. Në vitin 2017 jam frymëzuar për herë të parë nga profesor Ervis Bici. Kam zhvilluar një ndeshje në “Ervis Bici Fight Night” dhe aty ai më ka spikatur si një luftëtare. Si fillim jam stërvitur në Shqipëri më pas kam ardhur në Itali. Ndeshja ime e parë ka qenë në Itali si profesioniste dhe e kam fituar,” tha Joana.

Më pas ajo ka folur për mënyrën e stërvitjes dhe synimet e saj në ketë sport.

“Unë jetoj për sportin zgjohem në orën 6 të mëngjesit, shkoj për vrap kthehem në shtëpi ha mëngjesin, shkoj në punë dhe në mbrëmje shkoj në palestër dhe stërvitem 3 ose 4 orë. Stërvitem çdo ditë dhe jam gjithmonë aktive në palestër, dhimbja është miku im më I mirë. Por luftëtarët nuk kanë dhimbje dhe unë nuk ndjej dhimbje. Synimi im është World Championship, ky është vetëm fillimi im në këtë sport dhe nuk e di nëse do të ketë një fund për këtë sport sepse unë e dashuroj shumë. Më datë 24 kam ndeshjen në Francë për titullin kampion Evrope dhe së bashku me trajnerët e mi kemi studiuar shumë kundërshtarët, por do të jetë ringu ai që do të flasë,” tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!