Rama konferencë me Orban: Hungaria, një ndër avokatët e Ballkanit në BE

schedule11:20 - 16 Qershor, 2023

schedule 11:20 - 16 Qershor, 2023

Një avokate e Ballkanit Perëndimor në BE, kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, Hungarinë, kryeministri i së cilës ndodhet sot për vizitë në vendin tonë.

Në konferencë me homologun Orban, Rama theksoi se Shqipëria e Hungëria hapin një fazë të re të bashkëpunimit mes dy vendeve

“Vizita e Orban sot në Tiranë është vizita e një miku të shqiptarëve në të gjitha kohët. Falë Orban dhe përkushtimit të qeverisë së tij, kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Hungarisë, kjo vizitë përvec se vizita e një miku, është një vizitë për të vijuar në atë rrugë bashkëpunimin që hapi një fazë të re kur u ftuam në Budapest nga Obran e që po shohim rezultate të prekshme.

Hunguria është një ndër avokatët e Ballkanit në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin. Hungaria dhe Orban e kanë mbrojtur vijimësisht pa kushte procesin e përshpejtimit të Ballkanit në BE.  Ka qëënë mbështetje me ekspertizë të vënë në dispozicion për qeverinë tonë në gjithë sektorët e kërkuar.

Ndajmë të njëjtën bindje me Orban lidhur me interesin e lartë gjeostrategjik të BE për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ndihem mirë kur dëgjoj nga kryeministri BE ka nevojë për Ballkanin sic ka Ballkani për BE. Ky zë është argument të dëgjohet nga të gjithë shtetet anëtare.

Mirënjohës, Orban është shtytësi kryesor i investimeve të drejpërdrejta në Shqipëri. Turizmi është bërë urë lidhëse mes nesh, turistët shtohen cdo vit, në këtë fazë mendojmë se është koha për të menduar për investime nga Hungaria që ka sot një industri ekselence.

Hungaria ka edhe dicka të vetën në Shqipëri, i dha një princeshë që u bë Mbretëresha e Shqipërisë. Jam i bindur se Mretëresha Geraldinë është mirënjohëse në emër të shqiptarëve që je këtu.’ u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!