Dëmi rreth 7 milionë euro/ SPAK dërgon për gjykim dosjen e ‘call center’

schedule11:11 - 16 Qershor, 2023

schedule 11:11 - 16 Qershor, 2023

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 13 persona që akuzohen se nëpërmjet call-centerave mashtronin qytetarë nga vendë të ndryshme të bashkimit europian për të investuar në bursa. Nga hetimet ka rezultuar se demi i shkaktuar përllogaritiet në rreth 7 milionë euro. Spak ka dërguar në gjykim pronarin e kompanisë ‘Blu Energy’, Erjon Kasmi, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal si dhe Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Përveç Kasmit e Xhafës të pandehur janë marrë edhe 11 persona të tjerë me akuzën e pjesmarjes në grup të strukturuar kriminal. Sipas prokurorisë Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, janë dy personat kryesorë të aktivitetit të palgjshëm.

Paratë që investoheshin nga qytetarët, me premtimin se do të shtoheshin, depozitoheshin në llogari bankare Bullgari, Lituani, Poloni e Qipro, ku më pas i nënshtroheshin të tjera transfertave të njëpasnjëshme, si dhe konvertimit në kriptovalutë për të humbur gjurmët.SPAK ka sekuestruar disa llogari bankare mes të cilave në shumën prej 588 mijë eruo në emër të Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emer të Xhulian Xhafës.

Po keshtu nje tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë. Gjithashtu janë vënë ne sekuestro edhe 9 apartamente, 3 garazhe, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe rreth 6 mijë metra katror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!