Festa e vjeljes së rrushit në Berat, ministri Klosi: Vitin tjetër do të ndërtojmë muzeun e verërave

schedule19:18 - 15 Shtator, 2019

schedule 19:18 - 15 Shtator, 2019

Ministri Turizmit dhe Mjedis Blendi Kolosi rikujtoi edhe njëherë nga Berati gjatë festës së Vjeljes së Rrushit premtimin e  Kryeministrit Rama për të ndërtuar një muze për verërat në qytetin e një mbi një dritareve.

Berati është cilësuar si epiqendra e prodhimit të rrushit të vend.

Për këtë arsye me qindra turistë të huaj e vendas ishin të pranishëm në festën e përvitshme që i kushtohet vjeljes së rrushit.

Ministri Turizmit dhe Mjedisit njëherësh edhe deputeti i qarkut të Beratit Blendi Klosi, rikujtoi edhe njëherë premtimin e Kryeministrit Rama, për të ndërtuar një muze për verërat në qytetin e një mbi një dritareve.

Fesat vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, ku të ftuar ishin edhe këngëtarë të muzikës së lehtë dhe popullore./ABC News Albania 24/7