Tre shkencëtarë që studionin koronaviruset e rinj në Institutin e Virologjisë në Wuhan ishin njerëzit e parë që u infektuan me Covid-19, sipas hulumtimit të gazetarëve Michael Shellenberger dhe Matt Taibbi të botuar në buletinin Publik të Substack.
“Pacientët zero”, pra ata që u infektuan për herë të parë nga virusi SARS-CoV-2, sipas New York Post, janë Ben Hu, Ping Yu dhe Yan Zhu.
Duke hulumtuar viruset e tipit SARS, të tre shkencëtarët kryen eksperimente që synojnë rritjen e infektivitetit dhe forcimin e organizmave patogjenë, në mënyrë që të kuptonin më mirë rreziqet e tyre. Të tre studiuesit u sëmurën në vjeshtën e vitit 2019.
Informacioni vjen rreth katër muaj pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha se agjencia e tij besonte se virusi që shkaktoi pandeminë COVID-19, e cila është përgjegjëse për miliona vdekje në mbarë botën, ka të ngjarë të vinte nga një rrjedhje në një laborator kinez.
Studimi mbi origjinën gjenetike të një koronavirusi
Në vitin 2019, Hu dhe Yu, dy nga tre shkencëtarët që thuhet se ishin infektuar së pari me virusin, shkruan një studim mbi origjinën gjenetike të një koronavirusi të lidhur me SARS që prek lakuriqët në të gjithë Kinën.
Hu studioi nën virologun e shquar Xi Zhengli, e cila njihet si “gruaja e lakuriqëve të natës së Kinës”, për shkak se ka shumë vite që studion koronaviruset e ngjashme me SARS-in që rrjedhin nga lakuriqët e natës.
“Ben Hu vazhdoi kërkimin e Xi Zhenglit,” tha për Public Alina Chan, një biologe molekulare në Institutin Broad në MIT dhe Harvard. “Ai ishte nxënësi i saj më i mirë. Ai po bënte viruse kimerike të tipit SARS dhe po i testonte te minjtë. Ai ishte më i rrezikuari për t’u infektuar aksidentalisht për shkak të kërkimeve dhe testimeve.”
Një video e vitit 2017 e transmetuar nga televizioni shtetëror kinez se tregon Hu duke parë një punonjës laboratori duke trajtuar mostrat. Sipas raportit Publik, asnjëri prej tyre nuk ka veshur veshje mbrojtëse.