Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç kërkesë QUINT-it: Bëni gjithçka që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan

schedule11:33 - 15 Qershor, 2023

schedule 11:33 - 15 Qershor, 2023

Presidenti Aleksandër Vuçiç pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës një ditë më parë, nga forcat serbe, mëngjesin e kësaj të enjte është takuar me përfaqësuesit e shteteve të QUNT-it dhe të Bashkimit Evropian.

Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se është takuar me ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe kreun e delegacionit të BE-së.

Në këtë takim ai thekson se ka kërkyar nga përfaqësuesit ndërkombëtar që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që kryeministri i Kosovës Albin Kurti “të mos nisë një luftë të re në Ballkan”.

“Kam biseduar me përfaqësuesit e BE-së dhe Quinta-s. U kërkova të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan”, shkruan ai në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!