Një punëtor i mirëmbatjes së rrugëve u gjet i mbytur në Valbonë të Tropojës. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por 35 vjeçari i pajetë u dallua në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur Quku i Dunishes, rreth 2 km larg vendit të ngjarjes. Për nxjerrjen e trupit të viktimës, në ndihmë të Policisë shkuan dhe shërbimet e zjarrëfikses së qytetit, për shkak të thellësisë dhe prurjeve të mëdha të lumit. Sipas dëshmitarëve, viktima që ishte punëtor në një firmë për mirëmbajtjen e rrugës, është larguar për të mbushur ujë në një burim gjatë pushimit të drekës, por nuk ishte kthyer më./abcnews.al
Tropojë, gjendet trupi i punëtorit të mirëmbajtjes së rrugëve
schedule14:39 - 19 Dhjetor, 2017
schedule 14:39 - 19 Dhjetor, 2017