TIRANË- Zhvillimet në veri dhe raportet personale Rama-Kurti kanë ndikuar, që mbledhja e përbashkët mes dy qeverive të anulohet. Kështu beson analisti Skënder Minxhozi, i cili shtoi në ABC News se raportet mes dy kryeministrave janë të vështira dhe konfrontuese.
Ai shtoi se megjithëse Rama është treguar i gatshëm të flasë në një takim më të ngushtë, por këtë propozim, duket se nuk e ka pranuar kryeministri i Kosovës.
“Ja i dyzuar, se cilën nga dy gjendjet ashtu siç unë i mendoj, mes dy vendeve, dhe dy kryeministrave kanë prevaluar, dhe kanë shkaktuar këtë lloj anulimi. Ngjarjet në veri të Kosovës, e para dhe më e rëndësishmja. Ka një kontekst të tensionuar të ngjarjes dhe gjendja e dytë, që është më e vjetër, që qëndron në sfond të këtyre marrëdhënieve që kur eksiton qeveria Kurti, është ajo mes dy kryeministrave. Një raport personal i vështirë, një raport mes dy njerëzve që nuk duhen, nuk pëlqehen. Që kanë një lloj rivaliteti në distancë, që kanë tipare të përbashkëta, por edhe të kundërta mes tyre, hija e rëndë e konsoliduar e Edi Ramës dhe pozita e konsoliduar përplaset rregullisht me karakterin e vështirë dhe refraktar të Albin Kurtit. Këto dy gjera e kanë pacaktuar vendimin për të mos vajtur në Gjakovë të Edi Ramës, por të ofrojnë një format më të ngushtë konsultimi, një format krize, ku disktohet për mbrojtje dhe politikën e jashtme, por jo për bujqësinë. Vendimi i qeverisë shqiptare, parimisht nuk do duhej marrë, por i kuptueshëm duke parë kontekstin që po kalon Kosova”, tha ai.
Ai shtoi në “Tirana Live” se Rama e Kurti kanë histori të hershme përplasjeje mes tyre, ndërsa kujtoi këtu veprimet e Kurtit, i cili në vitin 2021 erdhi në Tiranë dhe votoi posaçërisht kundër qeverisë Rama.
“Kurti dhe Rama janë përplasur rregullisht. Kujtojmë për Ballkanin Hapur. Kurti ka ardhur ka votuar kundër Ramës në Tiranë në 2021, që realisht është skandal. Kurti ka votuar për të rrëzuar Edi Ramën me votë dhe jam i bindur se Rama nuk e harron këtë gjë. Kurti për fat të keq nuk po konsultohet as së brendshmi në Kosovë, të gjithë thonë fjalën e tyre, por nuk kanë tryezë konsultimi, për një çështje që ka rendësi historike”, tha ai/n.m.abcnews.al