“Pa Këshill Kombëtar, nuk ka kryetar”, Bardhi: Është funksional, ai zgjidh ngërçin në PD

schedule13:32 - 14 Qershor, 2023

schedule 13:32 - 14 Qershor, 2023

Për kreun e grupit parlament të PD, Gazment Bardhi, nuk mund të ketë zgjedhje në parti pa u mbledhur Këshilli Kombëtar i saj. Për studion e Tirana Live, Bardhi u shpreh se nëse anashkalohet zbatimi i statutit PD hyn në një ngërc të ri dhe kjo situatë tha ai, vetëm sa e dobëson edhe më tej partinë.

“Nuk dua ti shoh si grupime ne mbledhje ku kemi diskutuar për mënyrën e organizimit të partisë, ajo që duhet të ndodhë ka të bëjë me faktin e detyrimit që kemi për të zbatuar statutin. Edhe për këtë kemi mendime të ndryshme, disa mendoj se disa dispozita të statutit duhet të anashkalohen. Një ngërc i ri brenda PD, nuk e ndihmon partinë e dobëson edhe më tej atë.

Këshilli Kombëtar është i zgjedhur nga Kuvendi me mandat të përcaktuar, është kuvendi që mund të presë mandatin e tij. Aktualisht është funksional, nuk di si janë të ndarë anëtarët, kuorumi verifikohet kur këshilli thirret, nuk mund të paragjykoj asnjë prej kolegëve. Secili duhet të shprehet në një process që statuti e ngarkon me përgjegjësi, mos bëjmë kalkulim votash.

Nëse nuk mblidhet Këshilli pa mundëson zgjedhjen e kryetarit në datën e propozuar nga kryesia. Nëse anashkalojmë statutin futemi në ngërc tjetër. Është moment i vështirë për PD, duhet të bëjmë cdo përpjekje për ta forcuar PD, jo për ta dobësuar atë më tej” u shpreh ndër të tjera Bardhi.