Funerali shtetëror i Silvio Berlusconit do të mbahet sot në orën 15:00 në Katedralen e Milanos dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.
Sheshi ka filluar të mbushet me mbështetës të ish-kryeministrit.
Më të pranishëm për momentin janë tifozët e Milanit, shumë prej të cilëve kanë ardhur nga larg. Dhe ka njerëz nga i gjithë vendi, nga jugu si dhe nga ishujt.
Sot në mëngjes ka nisur montimi i 15 mijë barrierave që do të kufizojnë kalimet dhe rrugët në shesh, ku rreth dhjetë mijë persona do të mund të ndjekin këtë funeral përmes dy ekraneve gjigante.
Kurora me lule vazhdojnë të mbërrijnë për Silvio Berlusconin në Piazza Duomo. Presidenti i Senatit Ignazio La Russa dërgoi lule, kryetari i bashkisë së Napolit Gaetano Manfredi, Milan Club Parigi, presidenti i Lega Serie B Mauro Balata, familja Ghedini, nga SIiRoma, Rai dhe nga banorët e Milanos.
Trupi i Silvio Berlusconit do të digjet në Tempullin Valencias Panta Rei Crematorium, në provincën e Alessandria. Pas funeralit shtetëror sot në Katedrale, arkivoli do të kthehet në kapelën e familjes në Arcore, ku u kremtua varrimi i nënës Rosa dhe motrës Maria Antonietta dhe ku dje u kremtua mesha e parë. Kapela mban hirin e prindërve dhe motrës së Berlusconit. /abcnews.al