Një 47 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë.
47-vjeçari me iniciale A. H. u raportua nga qytetarët pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të auomjeteve. Ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe, ku edhe u arrestua.
Në tentativë për t’u larguar ai goditi edhe makinën e Policisë Rrugore duke rrezikur jetën e punonjësve të policisë, por u arrestua në flagrancë.
Gjatë testit të alkoolit, shoferi rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.31 mg/l. /abcnews/al