Shefja e re e Twitter, Linda Yaccarino ka folur për planet pasi mori detyrën një javë më parë. Ajo thotë se kompania është “në mision për t’u bërë burimi më i saktë i informacionit në kohë reale në botë”.
Ajo shtoi se kjo do të ndihmonte “të çonte qytetërimin përpara përmes shkëmbimit të pafiltruar të informacionit dhe dialogut të hapur për gjërat që kanë më shumë rëndësi për ne”.
Që kur Musk bleu Twitter-in vitin e kaluar, ai është përballur me kritika për qasjen e tij për të luftuar dezinformimin. Në muajin e fundit, kompania humbi besimin dhe u tërhoq nga kodi i dezinformimit të BE-së.
Musk, i cili e përshkroi veten si një “mbështetës i fjalës së lirë” ka kritikuar politikat e medias sociale për moderimin e përmbajtjes, duke argumentuar se duhej të ishte një forum i vërtetë për fjalën e lirë./abcnews.al

