Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deklarata shokuese e ish-lojtares së Suedisë: Na detyruan të tregonim organet gjenitale për të luajtur në Kupën e Botës

schedule13:44 - 13 Qershor, 2023

schedule 13:44 - 13 Qershor, 2023

Në librin e saj të ri, Nila Fischer, e cila luajti 194 herë për vendin e saj, përshkruan procesin nëpër të cilin kaloi i gjithë ekipi përpara Kupës së Botës në vitin 2011.

Testet gjinore u prezantuan rreth turneut të vitit 2011 në Gjermani pas protestave nga Nigeria, Afrika e Jugut dhe Gana mbni pretendimet se skuadra e Guinesë Ekuatoriale përfshinte burra në ekip.

“Na u tha të mos depiloheshim poshtë, pasi në ditët në vazhdim do t’i tregonim organin tonë mjekut. Askush nuk e kupton këtë çështjen e depilimit, por ne bëjmë atë që na thonë. Në mëndjen tonë u ngjallën shumë pikëpyetje. Pse jemi të detyruar ta bëjmë, a duhet të refuzojmë? Në të njëjtën kohë, asnjëra nuk dëshironte të rrezikonte mundësinë për të luajtur në një Kupë Bote dhe pranuam të ishim pjesë e këtij kontrolli idiot, të sëmurë dhe poshtërues”, tha Fischer.

Nuk është e qartë pse lojtaret femra të Suedisë iu nënshtruan një testi fizik, kur testi me anë të ADN-së mund të tregonte fare mirë gjininë./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!