Nostalgjik, emocional, herë herë edhe i përlotur, koreogragi i mirënjohur Arjan Sukniqi, ndau në studion e ‘Pas Mesnatë’, copëza të jetës së tij, nga fëmijëria e vështirë, me të atin në burg te rruga drejt baletit.
“Vij nga një familje punëtorësh, por kam një fëmijëri të rritur burgjeve, s’kam qënë unë por babai. Sa herë më kujtohet fëmijëria, unë nuk kujtoj lodra. Kujtoj vetëm mamanë time që më merrte përdore dhe ‘bridhnim’ me ato kamionat e kromit, që shkonim nëpër Spaç, në Burrel, kudo të ishte. Por një gjë e them, që unë s’kam asnjë urrejtje për asgjë. Është një ngacmim që më ka dhënë një gjë që duhet t’I dalësh zot vetes. Por, shumë dashuri dhe shumë këmbëngulës në këtë profesion.” tha ai, ndërsa në kujtesë ka ende të skalitur dy episode të hidhura të fëmijërisë.
“E kam përjetuar, jo keq por nuk di c’të them. Kam qenë vetëm 11 vjec. Kam dy periudha, një parakalimi i 1 Majit, prita vetëm unë isha pa kostum, garderoba ishte plot, e me thanë ‘ti do presësh’ edhe pak. Ishte një zonjë që nuk dinte c’të më thoshte. Ngushëllimi që kam është se, nuk kam asnjë lloj urrejtje i tillë ka qenë sistemi.”- vijoi Sukniqi.
Rruga drejt baletit ka qenë gjithashtu e vështirë, ndonëse u spitak nga emra të njohur si Bujar Aliaj, Engjëll Tërshani, Petrit Vorpsi, etj, Sukniqi rrëfen se nuk i jepej e drejta për të konkuruar, ajo që e udhëhoqi në këtë rrugë, ishte vetëm besimi, marrëdhënia korrekte me njerëzit, me të gjithë.
“Gjithmonë u them edhe të rinjve. Drejtori nuk e vendos autoritetin e tij me dhunë. Vetë një firmë e një vulë ke, pork e shkuar të bashkëpunosh me njerëzit, që të kesh produkt, jo të kërcënosh, do të heq ditën e punës e të tjera si këto, kjo është paaftësi. Pasi mbarova shkollën pjesën e parë e shijova në Gjermani, edhe atje histori pa fund me dhe pa lekë.
Nisa të pulsoj veten me këtë profesion, me brezat e rinj, I kam ngritur kudo ku kam shkuar. Ta dinë apo jo, kjo s’është e rëndësishme për mua.” shton ai.