Sezoni ka përfunduar dhe klubet tashmë do të përdorin merkaton e verës për të përforcuar ekipet e tyre për sezonin e ardhshëm.
Vëmendja është e jgitha te klubet e mëdha, pasi janë ato që realizojnë goditje të bujshme dhe shpenzojnë shuma të konsiderueshme gjatë kësaj merkatoje të gjatë.
Zërat e fundit nga merkatoja vijnë në lidhje me klubin zikaltër të Interit. Sipas raportimeve nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, Inter dhe Chelsea janë duke planifikuar një takim për në ditët në vijim.
Për Interin, prioritet mbetet transferimi i Kalidou Koulibaly, një qendërmbrojtës tepër i fuqishëm, një nga më të mirët që ka pasur kampionati italian, por që me fanellën e Chelsea nuk shpërtheu.
Gjithsesi, në këtë takim nuk pritet të flitet vetëm për senegalezin, por edhe për të ardhmen e Lukakut, Trevoh Chalobah dhe Andre Onana, me portierin kamerunas që mund të jetë i sakrifikuari për të hapur rrugën e hyrjes për tre lojtarët e tjerë në fjalë./h.ll/abcnews.al
Chelsea and Inter are set to schedule a meeting in the next days, as called yesterday ? #CFC
Understand Inter will ask about Kalidou Koulibaly as priority target.
Romelu Lukaku’s future, main topic; but Trevoh Chalobah for Inter, André Onana for Chelsea will be also discussed. pic.twitter.com/3dtWTKLqVs
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 12, 2023