Trupi i Silvio Berlusconit pritet të dërgohet gjatë ditës së sotme në vilën e tij në Arcore, jashtë Milanos.
Funerali i tij, një shpenzim publik, do të bëhet të mërkurën në katedralen e Milanos.
Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, në deklaratën e tij për vdekjen e Berlusconit, tha se “ai ishte një lider i madh politik, që vulosi historinë e Republikës Italiane”.
“Si lider ai kontribuoi në krijimin e një realiteti të ri në politikën italiane dhe ka qenë kryeministër katër herë”, shtoi Mattarella. Në fund, presidenti italian iu referua sukseseve dhe veprimeve inovative të Silvio Berlusconit si biznesmen. /abcnews.al