Kontrolle në plazhe/ Autoritetet verifikojnë hapësirat e subjekteve në Velipojë

schedule12:32 - 12 Qershor, 2023

schedule 12:32 - 12 Qershor, 2023

Grupet e task forcës nga Bashkia e Shkodrës dhe Prefektura të mbështetur edhe nga policia e shtetit kanë nisur këtë të hënë aksionin për verifikimin e stacioneve të plazhit në Velipojë.

Kontrollet në nisje të sezonit turistik po bëhen për shezlonget dhe metrat katrorë që shfrytëzohen nga subjektet private në bregdet.

“Në vazhdën e planifikimit të turizimit edhe Prefektura e Shkodrës së bahsku me bashkinë po bën një pjesë të monitorimit të shpërndarjes së subjekeve që do zhvillojnë bizneset në bregdet. Aplikimi për të marrë licensën nga subjeket është hapur që në nëntor dhe ka pasur kohë të mjaftueshme.”

Në plazhin e Velipojës janë 30 stacione me kontrate 5- vjecare dhe 32 me kontratë 1- vjeçare./abcnews.al