Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova kujton çlirimin/ Përvjetori i hyrjes së NATO-s, Osmani: Mirënjohës të rënëve dhe aleatëve

schedule12:22 - 12 Qershor, 2023

schedule 12:22 - 12 Qershor, 2023

Në shënim të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, krerët e shtetit vendosen kurora lulesh te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.

Pas homazheve, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ditën e sotme e ka quajtur si më të rëndësishmen për vendin tonë.

E para e vendit, Osmani është shprehur përherë mirënjohëse për gjithë vizionarët e shtetit, aktivistët, ushtarët e UÇK-së dhe për aleatët që ndihmuan në çlirimin dhe pavarësinë e vendit.



“Tani po nderojmë ushtarët e NATO-s, ata që nga 10 qershori e tutje hynë në Republikën e Kosovës për t’ia dhënë vulën e çlirimit të vendit tonë. Jemi mirënjohës përherë dhe përsërisim këtë mirënjohje në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Osmani.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca derisa uroi gjithë popullin për këtë ditë, theksoi kontributin ë gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë që gëzon populli sot.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, theksoi se ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës, për të cilën tha se gjithë populli është gjithnjë falënderues dhe mirënjohës.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca gjatë ditës kanë bërë homazhe edhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ish-veprimtarit, Adem Demaçi dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!