VIDEO/ Familjarët e Berlusconit mbërrijnë në ambientet e brendshme, tifozët dhe policia “zaptojnë” spitalin

schedule12:26 - 12 Qershor, 2023

schedule 12:26 - 12 Qershor, 2023

Berlusconi nuk e fitoi dot luftën me leuceminë dhe ditën e sotme ajo i mori jetën presidentit ikonë të Milanit.

Në momentin që lajmi i hidhur u bë i ditur, familjarët e Berlusconit nuk ndodheshin në spital, teksa mediat italiane kanë publikuar momentin e mbërritjes së tyre. Ndërkohë, në ambientet e jashtme të spitalit, tifozë të Milanit dhe mbështetës politikë kanë qenë të pranishëm gjithashtu.

Në videot e paraqitura nga mediat italiane, shihen qartë edhe forca të shumta policiore që hyjnë në ambientet e spitalit. Berlusconi do t’i nënshtrohet ekspertizës mejko-ligjore e më pas familjarët do të marrin trupin për të bërë nderimet e fundit dhe për të përcjellë 86-vjeçarin./h.ll/abcnews.al