Brad Pitt është takuar me shumë femra të famshme, përfshirë ish-bashkëshortet e tij Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie, por “një nga marrëdhëniet më të mira” që ka pasur ndonjëherë ishte me dikë që “ende e do”.
Aktori 59-vjeçar u takua me ish të dashurën e tij Juliette Lewis në xhirimet e filmit të tyre të vitit 1990. Edhe pse Juliette ishte atëherë vetëm 17 vjeç, ndërsa Brad ishte 27 vjeç, lindi dashuria dhe ata u bënë një nga çiftet më të bukur në Hollywood.
Ish-të dashuruarit u takuan për tre vjet, por në fillim të vitit 1993 vendosën t’i jepnin fund lidhjes. Ndërsa Juliet më vonë tha se Brad “nuk ishte më në universin e saj“. Aktori së fundmi kujtoi “kohën e mrekullueshme” që kishin kaluar së bashku. “Unë ende e dua atë grua. Kam kaluar shumë mirë me të. Ishte një nga marrëdhëniet më të mira që kam pasur ndonjëherë. Problemi është se ne rritemi me vizionin se dashuria i pushton të gjitha, dhe kjo nuk është e vërtetë?”, tha ai në një intervistë për Vanity Fair.
Pas ndarjes së tyre, në vitin 1993, Brad dhe Juliet luajtën përkrah njëri-tjetrit në filmin e tyre të dytë, California./abcnews.al