Sudani është zgjuar sërish nga zhurma e shpërthimeve dhe përleshjeve, pak pas përfundimit të një armëpushimi 24-orësh.
Sipas raportimeve, përleshjet shpërthyen menjëherë pas përfundimit të armëpushimit në orën 6 të mëngjesit, në Omdurman verior, një nga tre qytetet së bashku me Khartoum dhe Bahri.
Lufta midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) shpërtheu më 15 prill.
/abcnews.al