Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me polifoni Gjirokastrite, Rama jep lajmin e bukur mëngjesin e kësaj të diele

schedule08:07 - 11 Qershor, 2023

schedule 08:07 - 11 Qershor, 2023

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me një lajm shumë të bukur për të gjithë shqiptarët.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, ai ka njoftuar rikthimin e Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës.

Teksa në sfondin e videos dëgjohet një polifoni gjirokastrite, Rama ka theksuar se qyteti i gurtë do të jetë me shumë ngjyra, ritme dhe këngë e valle.

“MIRËMËNGJES 

dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar ai krahas videos./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!