Në vjeshtë priteët të nisë nga zbatimi një prej projekteve më të rëndësishme të bashkisë së Tiranës për transportin më të shpejtë publik të mbështetura nga qeveria gjermane. Në takimin që zhvilloi me sekretarin parlamentar të shtetit në ministrinë federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Niels Annen, erion Veliaj e informoi për ecurinë e projektit.
“Ajo që mund të bëjmë dhe kemi rënë dakord me GIZ-in dhe KFË, është që të fillojmë një sistem të transportit publik të shpejtë. Për këtë dua të falenderoj qeverinë gjermane, ambasadën gjermane, skuadrën tonë të GIZ-it dhe KFË-së, sepse kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm për ta sjellë deri në këtë pikë dhe tani duhet të fillojmë ta zbatojme,” tha Veliaj
Një tjetër projekt i rëndësishëm është edhe ai i rindërtimit të konvikteve.
“Sot është një kënaqësi t’ju them që gjysma e tyre janë të përfunduar, kemi edhe gjysmën tjetër. Jam vërtet shumë mirënjohës, sepse ka qenë një barrë për Bashkinë e Tiranës në sensin që konviktet kryesisht përdoren në pjesën më të madhe nga studentë që nuk vijnë nga Tirana. Është shumë e rëndësishme që një donator të na ndihmojë për t’u siguruar që i ofrojmë studentëve një super infrastrukturë dhe gjysmën e paguan Bashkia e Tiranës, siç paguan edhe abonenë për studentët, sepse besoj që për një student pesha e çmimeve dhe krizës energjetike, si dhe pesha e kostos së jetesës ndihet më shumë” shtoi ai.
Sekretari i shtetit gjerman ushpreh i impresionuar nga ajo që pa në këtë vizitë në kryeqytetin shqiptar.
“Unë kam ardhur këtu për të folur me qeverinë shqiptare, sikurse edhe me qeveritë e tjera të Ballkanit Perëndimor mbi qasjen tonë për një rajon më të qëndrueshëm dhe unë besoj se kjo do të përmirësojë standardet e jetesës në Shqipëri. Por pyetja vendimtare gjithmonë mbetet se si qytetet e mëdha i përshtaten kësaj? Kështu që, jemi vërtet të impresionuar nga drejtimi juaj. Unë mendoj që ju keni treguar disa aspekte të rëndësishme të përditshmërisë suaj, që rrisin qëndrueshmërinë dhe japin një kontribut për synimet që kemi vendosur,”./abcnews.al