Gjithçka zyrtare, Philippe Diallo emërohet President i Federatës Franceze të Futbollit

schedule11:00 - 10 Qershor, 2023

schedule 11:00 - 10 Qershor, 2023

Pasi u emerua si President i përkohshëm i Federatës Franceze të Futbollit, 59-vjeçari, Philippe Diallo është vendosur ditën e sotme si Presidenti i Federatës së Futbollit në mënyrë zyrtare.

Diallo “rrëmbeu” 91.26% të votave të Asamablesë së Përgjithshme e tashmë mandati i tij pritet të përfundojë në muajt e fundit të vitit 2024, kontratë kjo e njëjtë me ish-Presidentin e Federatës.

Ndërkaq, kujtjomë se ish-Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet dha dorëheqjen e tij nga posti tejet i rëndësishëm, më 28 shkurt dhe menjëherë pas tij u emërua 59-vjeçari, Philippe Diallo. /i.m /abcnews.al