Inzaghi karikon “zikaltërit”: Të bashkuar erdhëm deri këtu, kemi mundësi të shkruajmë historinë

schedule21:56 - 9 Qershor, 2023

schedule 21:56 - 9 Qershor, 2023

Prej ditës së djeshme, “zikaltërit” e Inter ndodhen në Stamboll, ku mbrëmjen e së shtunës do të përballen në finalen e UEFA Champions League, ndaj “qytetarëve” të Manchester City, në një përballje që pritet të jetë spektakolare.

Një ditë para përballjes u mbajtën dhe konferencat për shtyp në kuadër të finales, nga ku tekniku italian i “zikaltërve”, Simone Inzaghi theksoi se djemtë e tij kanë mundësinë të shkruajnë historinë mbrëmjen e nesërme.

“Po, e dimë që kemi një mundësi të madhe të shkruajmë historinë. E dimë se do të jetë shumë e vështirë, por do të përpiqemi. “Bashkimi” na solli ne deri këtu dhe së bashku do të mundohemi të arrijmë suksesin.”,- u shpreh Inzaghi. /i.m /abcnews.al