“Sensacioni” i Serie A, tekniku Italiano qëndron në “Artemio Franchi”

schedule21:16 - 9 Qershor, 2023

schedule 21:16 - 9 Qershor, 2023

Në vetëm 2 sezone, tekniku i “violëve” të Fiorentina, Vincenzo Italiano është kthyer në trajneri më të vlerësuar në Itali, me 45-vjeçarin që arriti të çonte “violët” deri në finalet e Kupës së Italisë dhe Conference Leauge.

Këto performanca nuk kanë mbetur pa u vënë re nga rivalët e Serie A, të Napoli, të cilët po e “vuajnë” disi largimin e teknikut Luciano Spalletti dhe po mendojnë për afrimin e teknikut Italiano, mirëpo duket se “numri 1” i pankinës së Fiorentina nuk është dakord me kampionët e Serie A.

Në një takim që ka zhvilluar me drejtuesit më të lartë të klubit, është përsëritur dëshira e të dy palëve që të vazhdohet bashkëpunimi dhe Presidenti i “violëve” ishte mëse i lumtur për të konfirmuar 45-vjeçarin edhe për sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al