Bashkia e Tiranës plan masash për vitin e ri mësimor

schedule15:25 - 13 Shtator, 2019

schedule 15:25 - 13 Shtator, 2019

Në prag të nisjes se viti të ri shkollor Bashkia e Tiranës ka hartuar një plan masash për zbatimin e të cilit kryebashkiaku Erion Veliaj ngarkoi administratorët e njësive. Të shtunën në kryeqytet beri të ditur Veliaj rikthehet aksioni i pastrimit ndërsa me 16 Shtator ndryshon regjimi i qarkullimit të automjeteve.

Furgonët që furnizojnë dyqanet nuk do të lejohet të lëvizin në Tiranë në orët e mëngjesit. Regjimi i ri i qarkullimit të tyre është një ndër masat që bashkia ka marrë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Qëllimi është ulja e fluksit të trafikut në orarin kur nxënësit shkojnë në shkollë. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, e bëri të ditur bashkë me aksionin e pastrimit që të shtunën do të rikthehet në kryeqytet.

“Të shtunën e fundit të verës, që është data 14 shtator, do të kemi një ditë aksioni “Pastro Tiranën në një ditë”. E kemi kthyer në zakon, para se të fillojë viti i ri shkollor, sidomos në të gjitha terrenet rreth e përqark shkollave, kopshteve, çerdheve, të bëjmë një aksion pastrimi”, tha Veliaj.

Në takimin me administratorët e njësive dhe drejtuesit e institucioneve në varësi të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Veliaj renditi investimet e kryera në shkolla  ndërsa u bëri thirrje prindërve t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt.

“Një prindi i duhet thënë, këmbëngulja për ta çuar fëmijën në një shkollë tjetër, është në fakt dëmi më i madh që i ke bërë jo vetëm fëmijës tënd, por edhe 40 të tjerëve. Të merr një orë kohë vajtje dhe një orë kthim. Janë dy orë në ditë, herë 300 ditë, janë 600 orë. Pra, 600 orë për një fëmijë janë mjaftueshëm për të mësuar një gjuhë të huaj”.

Këtë vit hap dyert shkolla e re “Servete Maci” ndërsa disa shkolla të tjera kanë përfunduar së rikonstruktuari./ABC News Albania 24/7