“Antigona” e Sofokliut në Gjirokastër, shfaqja antike interpretohet nga aktore italianë

schedule15:45 - 9 Qershor, 2023

schedule 15:45 - 9 Qershor, 2023

Teatri Publik i Puglies ka sjellë në skenën e teatrit të Gjirokastrës shfaqjen e “Antigones” me regji të Enzo Toma i frymëzuar nga tragjedia e Sofokliut.

Me pjesëmarrjen e artistëve të njohur italianë shfaqja, e përshtatur si ndërthurje e situatës gjatë pushtimit nazist të Francës, risjell mitin antik duke e përshtatur atë me situatën historike.

Kjo shfaqje është një produkt i kompanisë ResExzensa. Frymëzuar nga tragjedia e Sofokliut “Antigona” kjo shfaqje ka në qendër arsyet e politikës dhe të moralit dhe është gjithnjë aktuale duke pasur parasysh konfliktin që ka sot Europa. Shfaqja prezanton një mizanskenë shumë të zhdërvjellët me tre aktorë, tre kërcimtarë dhe dy muzikantë dhe e quajtëm Antigonea Rock sepse është një spektakël që synon t’ju flasë mbi të gjitha të rinjve”, ka thënë regjisori Enzo Toma.

Shfaqja u mirëprit nga publiku në Gjirokastër si pjesë e javës së kulturës italiane.

“Edhe me një dokumentar shumë cilësor për çatitë e gurta të qytetit. Gjithashtu aktivitete të tjera më të vogla janë zhvilluar në ambientet e tjera dhe sot mbyllet kjo javë me shfaqjen Antigonea Rock , dhe shpresoj që në vijim të kemi akoma më shumë bashkëpunime”, ka thënë ai.

Teodor Bilushi konsull i nderit i Italisë në Gjirokastër.

Gjatë gjithë javës janë mbajtur një radhë eventesh kushtuar kulturës italiane. Teatri pulies e nisi rrugëtimin nga Tirana dhe do të vijojë edhe me një shfaqje në Fier./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!