Dy protesta paqësore dhe pse për dy ekstreme të ndryshme u zhvilluan mëngjesin e sotëm në një qendër tregtare në Hong Kong. Mbështetës të Pekinit hodhën parulla në mbështetje të policisë së vendit.
Qendrat tregtare të Hong Kong janë gjithnjë e më shumë skenë manifestimesh. Mëngjesin e të premtes në një prej qendrave tregtare më të mëdha në qendër të qytetit, një “flash mob” e nisur fillimisht si një ide në rrjetet sociale, ka grumbulluar me qindra manifestues pro Pekinit, të cilët vetëm pak më vonë u përballën me palën e kundërt.
Dhe ata të mbledhur nëpërmjet rrjeteve sociale. Të parët, që ishin më të shumtë në numër, sipas mediave në vend, kanë shpalosur një flamur të madh të Kinës dhe kënduan himnin kinez. Shumë prej tyre thërrisnin: Hong Kong është Kina, si dhe parulla të tjera në mbështetje të policisë së Hong Kong.
Ndërsa pala tjetër, që protestuan kundër kinës dhe qeverisjes vendore, vendosën të këndojnë “Lavdi për Hong Kong”, himn i kompozuar nga një muzikant një javë më parë, në mbështetje të protestave disa mujore në vend kundër guvernatores Kerri Lam.
Në këto muaj protestash nuk është hera e parë që protestuesit manifestojnë brenda qendrave tregtare. Por nuk ka pasur asnjë përplasje mes dy grupeve pasi çdo gjë është zhvilluar në mënyrë paqësore./ABC News Albania 24/7