Ambasadori Hill: SHBA dëshiron një marrëdhënie më të mirë dhe të thellë me Serbinë

schedule15:34 - 9 Qershor, 2023

schedule 15:34 - 9 Qershor, 2023

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se SHBA dëshiron një marrëdhënie më të mirë dhe më të thellë me Serbinë.

Deklaratën, Hill e dha këtë të premte teksa mbajti fjalën e tij në një akvititet të organizuar nga Dhoma e Tregtisë në Serbi.

“Unë besoj se Serbia tani po merr vendime të mira dhe po shkon në drejtimin e duhur. Sigurisht që do të ketë ende vështirësi, por SHBA e sheh Serbinë si një partner të mirë me të cilin mund të punojë dhe me të cilin do të jetë më afër në të ardhmen”, theksoi ai.

Sipas Hill, nuk është sekret që SHBA e mbështet Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk jam këtu për të folur për të kaluarën dhe vështirësitë, por jam këtu për të thënë se, megjithëse vendet tona i ndan një oqean, ne nuk jemi të ndarë. Një pjesë thelbësore e rolit amerikan këtu është të mbështesë Serbinë në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në BE. Është thelbësore që Serbia dhe BE-ja të punojnë së bashku, domethënë që Serbia të anëtarësohet në Union”, nënvizoi diplomati amerikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!