Një 27 vjeçar ka rënë në pranga në Lushnje pasi dyshohet se ka dëmtuar me biçak një moshatar për motive të dobëta. I lënduari është dërguar në spital ku edhe mori ndihmën mjekësore.
Gjithashtu janë proceduar penalisht dy të tjerë, një 15 vjeçar pasi ka goditur me grushte një bashkëmoshatar të tij, si edhe një 22 vjeçare pasi goditi me sende të forta një shtetas.