Numri i futbollistëve të mëdhenj në Arabinë Saudite mund të rritet akoma edhe më shumë.
Pasi Cristiano Ronaldo u transferua atje për 200 milionë euro në sezon, më pas ishte Benzema i cili iu bashkua në ligën arabe.
Gjithashtu ditët e fundit është raportuar se edhe Kante do të transferohet atje për një shifër prej 100 milionë euro në sezon, dhe tashmë flitet se edhe Sergio Ramos është drejt asaj rruge.
Ish-kapiteni i Sapnjës dhe Real Madrid, është lojtar me parametra zero tashmë pas dy vitesh me PSG. Al Hilal raportohet se i ka ofruar mbrotjësit spanjoll rreth 20 milionë euro në sezon./h.ll/abcnews.al