BSH prezanton serinë e re të kartëmonedhave, shtohen elementët e sigurisë

schedule22:22 - 12 Shtator, 2019

schedule 22:22 - 12 Shtator, 2019

Banka e Shqipërisë prezantoi Serinë e re të kartemonedhave, disa prej të cilave do të hyjnë në qarkullim që në fund të këtij muaji. Sipas Bankës, veç dizenjos së ndryshme, këto kartemonedha kanë më shumë elementë sigurie dhe janë më rezistente ndaj përdorimit.

Kjo do të jetë pamja e re e kartmonedhave shqiptare, që janë emetuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë. Dizenjot e kartmonedhave ekzistuese janë rifreskuar pas më shumë se 20 vitesh. Gjatë ceremonisë për prezantimin e serisë së re të kartmonedhave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se kartmonedhat e reja do të jenë më të sigurta dhe më rezistente.

Guvernatori i Bankës Qendrore tregoi kur do të jenë në duart e qytetarëve kartmonedhat e reja.

Banka e Shqipërise do të zhvillojë një fushatë promovuese në të gjithë vendin për t’u shpjeguar qytetarëve stemat e reja të secilës kartmonedhë dhe se si mund të mirëmbahen paratë. Megjithë hyrjen në përdorim të Serisë së re të kartemonedhave, edhe ato ekzistuese do të vazhdojnë të përdoren nga qytetaret, deri sa Banka e Shqipërisë t’i nxjerrë gradualisht nga qarkullimi. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!