Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

LDK i përgjigjet Ramës: Kompetente për Asociacionin është vetëm qeveria e Kosovës

schedule15:30 - 8 Qershor, 2023

schedule 15:30 - 8 Qershor, 2023

Kreu i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, u shpreh se  kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është vetëm Qeveria e Kosovës dhe askush tjetër.

Këto komente Gashi i ka bërë në përgjigje të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili bëri të ditur të enjten se u ka dërguar një propozim të draftstatutit të Asociacionit, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Sipas Gashit, qeveria e Kosovës është kompetente edhe për menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.



“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të Asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë qeveri e ndonjë vendi tjetër”, shkroi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!