Protestuesit serbë edhe sot kanë vazhduar tubimet e tyre para objekteve komunale në tre komunat veriore në Kosovë.
Autoblindat e Policisë së Kosovës në Zveçan dhe Leposaviç, për dallim nga ditët e mëparshme, kanë lëvizur dhe janë vendosur prapa ndërtesave të këtyre komunave, shkruan KosovaPress.
Nuk dihet arsyeja e ndërrimit të lokacionit të këtyre autoblindave dhe nëse ato sot do të lëvizin në drejtim të Mitrovicës.
Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve komunale, ndërkohë që situata aktuale konsiderohet të jetë e qetë.
Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.