Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal ndaj një 40 vjeçari, i cili ka qëllyar me armë imituese në ajër.
Sipas policisë mësohet se ky shtetas ka shkaktuar prishje të qetrësisë publike në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër pasi ka qëlluar në ajër, me armë imituese, e cila u gjet më pas nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë 40 vjeçarin, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka shkaktuar prishje të qetësisë publike, duke qëlluar në ajër, me armë imituese, e cila u gjet më pas nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës material”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al