a është një muzikant i ri, i cili nga shqiptarët njihet më së shumti si djali i këngëtares Eda Zari. Së fundmi, nënë e bir, ata do të japin një koncert në Teatrin e Metropolit, ku do të jetë një natë magjike nën tingujt e muzikës jazz.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Henning ndau detaje nga kjo mbrëmje dhe ndër të tjera tregoi se si ndihet që do të interpretoi së bashku me nënën e tij.
Ai theksoi se kanë dashur që kjo gjë të ndodhë më shpejt, por ka qene e pamundur për shkak të arsyeve të ndryshme.
“Është gjithmonë diçka e mirë, kur jam në një koncert bashkë me nënën time. Mendoj që herën e fundit që ka ndodhur ka qene përpara një kohe të gjatë. Ka qene te Opera Tirana nëse nuk gabohem dhe është diçka e mirë që ne mund të luajmë sërish së bashku. Bëm disa përpjekje në fakt për të luajtur sërish bashkë, që prej atëhere që performuam në Shqipëri. Mirëpo, për arsye të ndryshme nuk ndodhi. Unë u sëmura me Covid-19 dhe tani kemi mundur ta bëjmë këtë gjë, të përformojmë së bashku. Ndihem shumë mirë, i shëndetshëm dhe jam shumë i lumtur.
Kur bëhet fjala te muzika që ne duhet të luajmë, mendoj që është interesante si do përshkohet koncerti sepse ne do të luajmë këngë të ndryshme, por mënyra si ne e kemi kompozuar atë për shembull disa këngë ne i kemi vendosur në mënyrë të atillë që të luhen me të gjithë orkestrën. Megjithatë, ky koncert ka për të qenë më intim, më i vogël. Do të jetë shumë interesante të shohim se si kanë për të shkuar gjërat”, u shpreh muzikanti.