Ministri i Jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, një figurë e njohur brenda dhe jashtë vendit, njoftoi se do të japë dorëheqjen për t’iu përkushtuar zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në mesin e vitit 2024.
“Kam vendosur të jap dorëheqjen time nga Ministria e Punëve të Jashtme që nga e hëna, më 12 qershor,”tha ai.
Ebrard, 63 vjeç, pritet të përballet me kryebashkiaken e kryeqytetit, Claudia Scheinbaum, e cila tashmë ka treguar publikisht synimin e saj për të kandiduar, dhe ministrin e Brendshëm Adán Augusto López.
Ai shprehu dëshirën që procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të jetë “transparent”.
/abcnews.al