Në “Virtual Wars” me Jeta Kasemin ka qenë e ftuar socialogia, Matilda Likaj, e cila ka folur në lidhje me botën virtuale.
Ajo është shprehur se Inteligjenca Artificiale e ka shumë të vështirë të zëvendësojë prekjen humane. Bota virtuale sipas sociologes ka ndryshuar tanimë të gjithë marrëdhëniet sociale.
“Kjo është shumë e vështirë të ndodhë. Sepse shikojmë që rrjedha e kohës po ecën shpejt dhe drejtimet e shoqërisë po marrin forma të ndryshme.
Mund të themi që kanë ndryshuar gjithë marrëdhëniet sociale, nëpërmjet botës virtuale.
Mendoj se ka edhe njerëz që kanë probleme me prezencën e njerëzve të tjerë, për këtë arsye kërkojnë një imazh ideal. Përtej psikiatrisë, bota virtuale i ofron partner, shokë, fëmijë për të vazhduar jetën në normalitetin që ata kanë projektuar, që realisht është një anormalitet” tha sociologia.
Në lidhje me atë që se çfarë pritet në të ardhmen, Likaj u shpreh se njerëzit se më tepër të ekspozuar të jenë të rrjetet sociale aq më të vetmuar janë realisht.
“Teknologjia ka dhënë një dimesion ndryshe nëpërmjet rrjeteve sociale. Rrjetet sociale janë ndërveprim ballë për ballë virtual dhe kjo ka marrë të mundur ndryshimin e rrjedhës së marrëdhënieve që ne krijojmë.
Çdo dekadë dhe shekull ka formën të ndërtimit të marrëdhënieve sociale. Por, dimesionet kanë ndryshuar dhe njerëzit sa më tepër të ekspozuar të jenë në rrjetet sociale aq më të vetmuar janë.
Në shohim që njerëz që nuk kanë aspak ngjashmëri me atë që shohim në rrjetet sociale.
Të tilla paraqitje jo reale na krijon një boshllëk emocional, e cila na krijon vetminë e vazhdueshme dhe mos qënien të lumtur” shtoi ajo.
Sociologia shtoi se ka njerëz që kërkojnë të respektohen vetëm për shkak të imazhit që ata kanë në rrjetet sociale, por që në fakt në realitet janë ndryshe.
“Kemi një formim të kërkesave të individit që të tjerat ta respektojnë vetëm për shkak të imazhit që ai ka në rrjetet sociale.
Këto lloj kërkesash që ne përcaktojmë, nuk janë të barabarta me atë që ne marrim dhe kështu kemi disbalancë edhe në sjellje, duke u bërë me egoist, ashtu siç jemi ne rrjetet sociale.
Mungesa e kontrollit social, bën të mundur një lloj shfaqje egoizmi, deri në arrogancë. Këtë e shohim tek të rinjtë, që duan pa punuar të jenë në vende të shtrenjta.
Dembelizim i stimuluar nga bota virtuale” shtoi Matilda Likaj.
Në lidhje me frikën se Inteligjenca Artificiale do të bëjë që njerëzit të humbasin aftësitë e tyre, Likaj u shpreh se ajo mund të ndikojë pozitivisht nëse mirëkontrollohet.
“Besoj për njerëzit që duhen, teknologjia ka ndikuar pozitivisht. Duke i mundësuar atyre komunikim sa më të shpeshtë.
Sa i përket njohjeve, që konceptohen sa për të kaluar kohën, ky është problem sepse e heq atë nga realiteti.
Një pjesë e këtyre lidhjeve ndodhin për shkak të mos marrjes së përgjegjësive dhe mos dëshirës për të pasur një familje tradicionale.
Rreth 80% e martesave përfundojnë në divorce dhe 90% janë për arsye qesharake. Ata qëndrojnë bashkë, por nuk kanë interes për njëri- tjetrin për shkak të kohës që kalojnë në rrjetet sociale.
Ata mund të jenë afër fizikisht, por larg emocionalisht. Ekspozimi i tepërt në rrjetet sociale, mos kontrollimi i përdorimit të ekranit shkakton probleme në çifte.
Fëmijët e sotëm marrin model jetën e palumtur të prindërve të tyre, flasim në përgjithësi.
Nuk duhet të harrojmë, rëndësinë që ka ambienti i shkollimit dhe familja” përfundoi Likaj.r.t/abcnews.al