Kina mbyll “komisariatet sekrete” në Britani

schedule16:43 - 6 Qershor, 2023

schedule 16:43 - 6 Qershor, 2023

Sekretari britanik i Sigurisë Tom Tugendhat këtë të martë ka bërë me dije se Kina ka mbyllur “komisariatet sekrete të policisë”, që i kishte hapur në Britaninë e Madhe. Mediat e huaja shkruajnë se nga prezanca e tyre nuk është konstatuar asnjë aktivitet të paligjshëm nga shteti kinez në ato vende.

Britania ka thënë më parë se raportet për stacionet e policisë të padeklaruara në vend ishin “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe se çdo frikësim i shtetasve të huaj në tokën britanike nga Kina ose shtete të tjera nuk do të tolerohej.

Policia britanike hetoi pretendimet e OJQ-së për të drejtat e njeriut Safeguard Defenders se stacione të tilla policie funksiononin në tre lokacione brenda vendit ka thënë Tugendhat në një deklaratë me shkrim në parlament.

“Unë mund të konfirmoj se deri më sot ne nuk kemi identifikuar asnjë provë të aktivitetit të paligjshëm nga ana e shtetit kinez në këto vende të veçanta”.

Agjentët federalë të SHBA arrestuan dy banorë të Nju Jorkut në prill për gjoja drejtimin e një ” stacioni të policisë sekrete ” kineze në lagjen Chinatoën të ​​Manhattan, ndërkohë që Kina e ka mohuar një gjë të tillë.

Qeveria britanike tha se dinte për rreth 100 stacione të tilla në mbarë botën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!